Nuk është hera e parë që emra të njohur të artit dhe muzikës në Shqipëri të kenë probleme me drejtësinë, ku shumë prej tyre kanë përfunduar në prokurori.
I fundit është rasti i këngëtarit shqiptar, Blerim Muharremi, i njohur ndryshe me emrin e artit Blero, i cili duket se ka probleme serioze me policinë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. Lidhur me temën ka folur edhe prokurori i çështjes, i cili ka konfirmuar lajmin, por nuk ka pranuar të japë më tepër informacion për shkak se ngjarja është ende në hetim.
Ende nuk dihet arsyeja e hetimit, ndërkohë që mediat kosovare njoftojnë se dy vite më parë këngëtari është paraqitur në Policinë e Shtetit për armëmbajtje pa leje.
I pyetur nga mediat kosovare, këngëtari ka preferuar të mos e komentojë rastin në fjalë, ndërkohë që arsyet mbeten të paqarta.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook