Një ditë më parë, këngëtarja e famshme Mariah Carey është shfaqur në kopertinën e “Cosmopolitan”, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë të gjatë, ku ka folur hapur për jetën e saj.

Gjatë intervistës, këngëtarja ka rrëfyer edhe sesa meshkuj ka pasur gjatë jetës së saj.

“Nuk kam pasur shumë, por kanë qenë në periudha të ndryshme. Kam qenë vetëm me 5 meshkuj gjatë jetës sime, kështu që jam paksa “e matur” krahasuar me shumë të tjerë rreth meje”, është shprehur Mariah.

Kujtojmë se Carey, e cila aktualisht është e lidhur me ish-balerinin e saj Bryan Tanaka, 36-vjeç, ka qenë e martuar dy herë.

Nga viti 1993 deri në 1998-n ka qenë e martuar me Tommy Mottola. nga viti 1993 deri në vitin 1998. Më pas u martua me Nick Cannon nga viti 2008 deri në 2016, me të cilin ka edhe binjakët 8-vjeçarë Monroe and Moroccan.

Por kush janë meshkujt me të cilët ka fjetur Mariah Carey?

Gjatë intervistës, këngëtarja nuk ka zbuluar emra, por dy prej tyre janë ish-bashkëshortët e saj, Mottola dhe Cannon, gjithashtu i dashuri aktual Tanaka.

I katërti është 51-vjeçari James Packer, i cili u fejua me Mariah në janar të vitit 2016, por i dhanë fund marrëdhënies së tyre para se viti të mbyllej.

Ndërsa nuk dihet identiteti i mashkullit të 5-të.