Një këngëtare e njohur bullgare kopjon këngën e Dhurata Dorës, ‘Jake Jake’. Po ta shihni dhe në video kënga e Djena-s është e njëjtë me atë të këngëtares shqiptare.

Që në tingujt e parë të këngës mund të dallohet lehtësisht se është e njëjtë me atë të këngëtares shqiptare.

Kjo gjë nuk sigurisht që nuk u ka shpëtuar fansave të Dhurata Dorës, të cilët shkruajnë poshtë videos, se nuk mund të ketë sukses duke kopjuar.

Kënga e Dhurata Dorës ‘Jake Jake’ numëron plot 37 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe mund të themi se këngëtarja ja ka arritur qëllimit, fama e saj ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që këngët e Dhuratës kopjohen nga artistët bullgarë, sepse në vitin 2016-të dy këngëtarë të tjerë kanë bërë të njëjtën gjë me hitin e saj ‘A Bombi’.