Ajo është një nga këngëtaret më të komentuara në Shqipëri.

Sa sherë që shfaqet, Enca vihet gjithmonë në qendër të vëmendjes në mediat rozë, kjo për shkak të postimeve provokuese që ajo bën në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një status në InstaStory, ku shprehet se ndihet shumë mirë me veten.

Madje ajo e cilëson veten si “krijesa më e bukur në botë”.

”Dhe sa për krahasimet, edhe në ditët e mia më të këqija ndihem si krijesa më e bukur në botë sepse ashtu jam. Dhe kështu duhet të ndiheni të gjithë, përveç juve hatersave, juve keni Zot m…n tim”, ka shkruar ajo plot mllef ndaj atyre që e urrejnë.