BRITANI E MADHE
Adele dhe bashkëshorti i saj Simon Konecki i kanë dhënë fund martesës së tyre. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i këngëtares së njohur ditën e djeshme shkruan Bbc.

“Adele dhe Simon do të divorcohen. Ata janë ndarë miqësisht dhe do të rrisin djalin e tyre bashkë. Çifti dëshiron të ruajë privatësinë nuk mund t’ju them më shumë, nuk kam asnjë koment tjetër”- thuhej në deklaratën e përfaqësuesit të 30-vjeçares.

Çifti janë njohur në vitin 2011 dhe gjithmonë kanë qenë shumë të rezervuar për jetën private duke e mbajtur atë larg vëmendjes së publikut.

Për këtë arsye nuk dihet saktësisht se kur janë martuar, pasi nuk e kanë thënë kurrë publikisht. Duke marrë parasysh natyrën e këngëtares, me siguri, nuk do të ketë informacione të tjera për arsyet që i shtynë drejt ndarjes.