Jemi mësuar që vajzat e ekranit gjatë intervistave të dhëna i shmangen pyetjeve intriguese dhe nuk flasin për jetën e tyre private e aq më pak për pjesën e intimitetit.

Por këngëtarja shqiptare nuk e ka pasur problem të flasë në një emision televiziv për këtë temë.

Ajo quhet Aida Doçi dhe teksa ka qenë e ftuar në emisionin e Elita Rudit ku ka folur edhe për marrëdhëniet seksuale.

Doçi është shprehur se familja e ka rritur me parimin se ky akt duhet të ndodhë pas martesës.

Moderatorja Elita Rudi e pyeti Aidën nëse ka qenë ndonjëherë në një lidhje pasi portalet kanë folur shpesh se ajo është e virgjër.

“Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër. Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë”, tha këngëtarja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook