Gjithkush dëshiron të ketë një fytyrë të pastër, të shëndetshme dhe të butë.

Kremrat kundra diellit mund të mos kenë lënë shumë dëmtime të rënda në lëkurën tuaj, por me siguri ndonjë njollë mund të jetë shfaqur.

Një nga metodat më të reja të eliminimit të njollave, të të çarave apo të akneve është ajo me kërmij.

Hipokrati,një ndër mjekët më të mirë të historisë së Mjekësisë, betimin e të cilit e bën çdo mjek sot nëpër botë, kërmijtë e grimcuar dhe të përzier me qumësht apo kos i ka përdorur për të trajtuar inflamacionin e lëkurës

Edhe në Shqipëri po fillon të aplikohet eliminimi i njollave me jargët e kërmijve. 2000 vjet më parë mendohet që kërmilli të jetë përdorur për të tilla qëllime. Ndërsa sot, mjekët kanë zbuluar se, aty ku më së shumti është e përhapur kjo metodë, kërmilli është trajtimi më i mirë i bukurisë që mund të ketë njeriu.

Sipas studimeve që janë bërë kohët e fundit, dermatologët shpjegojnë se lëngu me myk që lëshon një kërmill ka fuqi të ngadalësojë edhe plakjen e lëkurës.

Njollat në fytyrë dhe në qafë do të bëhen më pak të dukshme ose fare të padukshme.

Tani njerëzit nuk e konsiderojnë më kërmillin si telashin e kopshteve, por mikun më të mirë të njeriut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook