Për vite me radhë orizi i zi është përdorur si një ushqim i dobishëm për shëndetin tonë me vlerat e paçmueshme të tij

Orizi i zi përmban sasinë më të lartë të antioksidantëve, proteinave dhe fibrës dietetike në krahasim me orizët e tjerë, por është edhe një burim i mirë i hekurit, një mineral i vështirë për t’u përfituar nga ata që zgjedhin vetëm drithërat dhe bishtajoret për të marrë proteinat e nevojshme.

Orizi i zi përmban:8.5 gramë proteina, 3.5 hekur, 4.9 fibër dhe sasinë më të lartë të antioksidantëve se çdo varietet tjetër orizi.   

Ja receta për përgatitjen e orizit të zi me fileto pule: 

Përbërësit për 4 persona
Për orizin:
3 filxhanë te kafes se madhe oriz i zi,
8 filxhanë ujë
krip e biber te zi sipas shijes tuaj
1 luge gjellës gjalpë
Hedhim orizin në një tigan të thellë së bashku me ujin dhe duke e zierë e përziejmë ndërkohë në tenxhere deri sa orizi është gati. Në fund i shtoni një lugë supe gjalpë.
Për mishin
4-5 copa mish gjoks pule, i prisni në shirita dhe i fërgoni në vaj ulliri apo luledielli. Më pas shtoni ½ lugë supë curry të ëmbël apo djegës.