Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe çdo natë kanë një betejë aspak të lehtë për të fjetur.

Mungesa e gjumit është një problem i zakonshëm për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar dhe për shkak të emocioneve.

Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim i gjumit.

Mirëpo, çfarë të bëjmë nëse kemi probleme me gjumin natën? Bright Side na tregon se si për 120 sekonda mund të flini direkt. Një gjumë i mirë gjatë natës do të thotë një ditë e mirë të nesërmen…

Hapi i parë
Relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

Hapi i dytë
Lëshoni sa më lirshëm krahët tuaj dh shtrihuni në shpinë drejt.

Hapi i tretë
Nxirrni frymën jashtë dhe qetësohuni. Pastaj, relaksoni këmbët!

Hapi i katërt
Hapat e mësipërm do t’ju duken të lehtë kur të lexoni të katërtin. Ju duhet ta “fiksoni” mendjen tuaj. Relaksohuni dhe mos mendoni asgjë për 10 sekonda. Mendoni 3 imazhe që të mund të fshijnë mendimet tuaja: Liqenin, detin ose qiellin.