Ambasada e SHBA-se ne vendin tone ka nje keshille me vlere per te gjithe ata qe jane fejuar me nje shtetas, apo shtetase amerikane dhe jane ne pritje te vizes per ne Amerike. 

“Nëse i fejuari juaj është qytetar Amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju”- shkruan ambasada, duke shtuar se per shqyrtimin e te dhenave duhet kohe, ndaj duhet te aplikoni sa me shpejt.

Postimi i ambasades se SHBA

Keni rënë në dashuri dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar Amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!