Policia e Bulqizës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cil rezulton i dënuar me 6 muaj burg.

Burime zyrtare nga Policia e Bulqizës bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Xh. V., banues në Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtim të të miturit”.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.