Vitin që kaloi në muajin nëntor në Treviso, Itali ndodhi një sherr i fortë në restorant të përfshirë edhe shqiptarët.

“Canale 5” shpjegon mirë se si ka rrjedhur incidenti që shkaktoi dëmtimin e kamarierit dhe ndjekjen penale në gjyq nga ana e pronarit të lokalit.

Sipas mediave italiane dhe pse në shumicën e restoranteve italiane nuk pranohen fëmijët, pronari ka lejuar grupin që kishte prenotuar një tavolinë në këtë restorant, t’i lejojë ata. Por fëmijët duket se kanë shkaktuar zhurma dhe probleme në restorant duke irrituar kështu edhe klientët e tjerë.

Kamarieri, qe njekohesisht eshte djali i pronarit te restorantit, disa herë me rradhë, i ka tërhequr vëmendje prindërve, po në një moment situata ka dalë jashtë kontrollit.

Njëra nga nënat është irrituar kaq shumë nga thirrja e kamarierit, sa ka shkuar në banak dhe ka kërkuar një gotë verë të cilën ia ka hedhur në fytyrë pronarit të restorantit.

Në sherr u përfshinë rumunë, shqiptarë e italianë të cilët kanë kërcënuar se do t’ia djegin lokalin. Familja nuk pranoi të paguante as faturën, nderkohe qe u desh ndërhyrja e karabinierëve për të qetësuar situatën.

Avokati i pronarit italian është gati të paraqesë një padi për lëndime, kërcënime dhe shpifje. Më keq nga te gjithe e pesoi kamarieri, i cili perfundoi ne urgjence si pasoje e dhunës.

LEXO EDHE:  Degjeneron sherri mes dy personave në Mirditë, 29-vjeçari merr automatikun dhe...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook