Pak ditë më parë autobusi me Gjimnazistët nga Roskoveci u aksidentu në aksin rrugor Qafë-Thanë. Pas aksidentit dhe akuzave se policia e dy rretheve dhe ambulanca nuk ishin paraqitur, është shprehur për mediat dhe Bashkia e Roskovecit se të rinjte kane qenë shëndoshë e mirë.

Por gjimnazistët kanë denoncuar në faqen personale facebook të ish kryeministrit Sali Berisha, se ndihen nën presion nga stafi i shkollës, për të mos dhënë intervista gazetarëve. 

Denoncimi nga gjimnazistët :

Nxënësit e aksidentuar denoncojnë drejtoreshën e shkollës dhe kryetaren e Bashkisë! sb

si je z.berisha
Jam nje nga nxensit e aksidentuar ne eskursionin qe u organizua nga drejtoresha dhe zonja kryetare bashkisë.
Jemi komplete ne terrore nga mesuesit dhe nga drejtoresha. sot erdhen 2 gazetare prane shkolles tonë dhe donin nxensit e aksidentuar per ti mare ne interviste por asnjeri nga ne nuk lejohesh qe te afrohej gazetarve mesuasit na luteshin qe te mos jepnim intervista. Ndersa drejtoresha qe fshihej ne shpi dhe nuk paraqitesh per asnjë shpjegim ..
anonim ju lutem se janë gjakpirësa këta.