Ditën e djeshme blutë e durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana arritën të vivin nën pranga një 23-vjeçar shqiptra i kërkuar nën akuzën e vrasjes nga autoritetet britanike.

Nga njoftimi i policisë mësohet se është vënë në pranga shtetasi Elton Sefa, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak.

Policia njoftoi se autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të urdhërarrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster / Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”.

“Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957”, thuhet ndër të tjera në komunukatën zyrtare në lidhje me arrestimin dhe ekstradimin e të riut drejt Mbretërisë së Bashkuar.