Një shtetas nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane është arrestuar nga policia e Kukësit, në Morinë.

Arrestimi provizor i Kastriot Rashani, 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman” informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook