Policia e Tiranës ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë 44-vjeçarin, Çlirim Marku i cili rezulton i dënuar në Itali me 4,5 vitë burg për shfrytëzim prostitucini.

Në njoftimin e policisë thuhet se: Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg. Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit : • Çlirim Marku, 44 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi I tij u bë sipas policisë, pasi Gjykata e Italisë ( Latinës), e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Organizatë kriminale ” dhe Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook