Prejt tetë ditësh tashmë të vendosur për ta çuar kauzën e tyre deri në fund, studentët ende qëndrojnë të vendosur dhe nuk e ndalin protestën. 

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në protestën e tyre është se herë pas here përmes pankartave që mbajnë në duar studentët denoncojnë raste kur pedagogët e tyre kërkojnë para në këmbim  të notës kaluese, më e keqja qëndron se ka dhe nga ata pedagogë që kërkojnë favore seksuale në raste të tilla.     

Një ndër rastet e bëra publike  nga studentët është pedagogu i Arkitekturës Thanas Nushi ose siç njihej ndryshe nga studentët e tij me emrin Nasho.  

Madje gjatë prononcimeve të tyre për kamerat e mediave të ndryshme studentët shprehën se Nushi përdorte gjithmonë një shprehje “Ti vajzë do e marrësh provimin kur të shohësh tavanin me mua”, e cila u bë dhe pankartë më pas nga studentët. 

Ditën e sotme pedagogu Nushi ka Komunikuar dorëheqjen e tij pranë Universitetit të Arkitekturës, gjë që ka çuar në brohorima gëzimi nga të gjithë studentët, për faktin se denoncimi i tyre funksionoi.