Nga Rolina Naço, dietologe

Për të ndihmuar trupin tuaj për të humbur në peshë, këshillohet të keni vakte të rregullta por dhe mesvakte të ulëta në karbohidrate (LOW- CARBS)

Shpeshherë në mesvaktet (snacks), shkruan Shëndeti, konsumohen ushqime shumë të pasura në karbohidrate te përpunuara, të pasura shumë në kalori dhe me transe yndyre, pa i ofruar asnjë benefit shëndetit tuaj.

Alternativa të shëndetshme

1)kastravec- karota të shoqëruar me salcë kosi- kopër- arra dhe pak vaj ulliri
2)mollë jeshile ose dhe të kuqe të lyer me gjalpë susami ose gjalpë kikirikësh
3)Proshutë gjellë deti të lyer me salcë kosi- ose gjizë dhe karotë të grirë
4)Omletë me vezë- gjizë- djathë – rigon
5) Role kungulli të mbushura me gjizë etj….

Alternativa ka pafund, mjafton të zgjedhësh ushqim cilësor për t’i ofruar trupit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook