Këshilli Kombëtar ka vendosur unanimisht djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Ndërkohë në oborrin para selisë së Partisë Demokratike, është krijuar një situatë e pazakontë. Qindra mbështetës të Partisë Demokratike po qëndrojnë në oborr duke lëshuar herë pas here thirrje pro kreut të PD-së Lulzim Basha.

Me propozim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë vjen dhe vendimi përfundimtar nga Këshilli Kombëtar duke krijuar një rast të paprecendentë.

Basha të dielën anoncoi propozimin e tij dhe ka zhvilluar një së sërë takimesh si me aleatë dhe brenda forumeve të PD. Dy ditët e fundit kanë qenë intensive në takimet me diplomatët e huaj. Përfaqësuesit e BE dhe SHBA janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.