Nëse doni të dini njerëzit më të pasur në botë, këta janë ata persona të cilët kryesojnë listën e miliarderëve për vitin 2018.

  1. Larry Ellison (58.5 miliard dollarë)

Larry bashkëthemeloi kompaninë e softwerit të quajtur Oracle në vitin 1977. Hoqi dorë nga roli i CEO të kësaj kompanie në vitin 2014 por akoma shërben si kryetar bordi dhe shef teknologjie në këtë kompani.

  1. David Koch (60 miliard dollarë)

Bashkë me vëllain e tij ata ndajnë shumicën e kontrollit të Koch Industries, kompania e dytë private më e madhe në SHBA.

  1. Charles Koch (60 miliard dollarë)

Vëllai i David Koch, ka qenë kryetar dhe CEO i Koch Industries që nga viti 1967. Babai i tyre, Fred Koch, e filloi biznesin që në vitin 1940 i cili gjithashtu përmirsoi metodën e filtrimit të naftës së trashë duke e kthyer në benzinë.

  1. Carlos Slim Helu (67.1 miliard dollarë)

Njeriu më i pasur në Meksikë, Carlos Slim Helu dhe familja e tij kontrollojnë kompaninë America Movil e cila është kompania më e madhe telefonike në Amerikën Latine.

  1. Amancia Ortega (70 miliard dollarë)

Amancia Ortega është një nga njerëzit më të pasur në Europë. Ai bashkëthemeloi me ish-gruan e tij Rosalia Indetix të njohur për Zaran e famshme. Ortega fiton më shumë se 400 milion dollarë nga kompania e tij në vit.

  1. Mark Zuckenberg (71 miliard dollarë)

Siç të gjithë e njohim, Zuckenberg është një nga themeluesit e Facebook dhe ka rolin e CEO. Ai e krijoi rrjetin e famshëm social në vitin 2004 kur ishte në moshën 19 vjeçare.

  1. Bernard Arnault (72 miliard dollarë)
LEXO EDHE:  Prestigjozja "Forbes": Tirana, vendi më i sigurtë në Europë. Shqipëria, vendi ideal për të investuar

Bernard Arnault mbikqyr një perandori prej 70 brandesh duke përfshirë kështu Luis Vuitton dhe Sephora.

  1. Warren Buffet (84 miliard dollarë)

I njohur ndryshe si “Orakulli i Omahas”, Buffet është një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohrave. Ai ka Berkshire Hathaway ku zotëron më shumë se 60 kompani duke përfshirë Geico, prodhuesin e baterive Duracell dhe zinxhirin e restoranteve Dairy Queen. Ai ka dhënë për bamirësi afërsisht 32 miliard dollarë.

  1. Bill Gates (96.2 miliard dollarë)

Bill Gates bashkëthemeloi Mikrosoftin. Ai e la postin e CEO-s së Mikrosoftit për tu fokusuar në fondacionin “Bill & Melinda Gates Foundation”. Ka dhënë 41.3 miliard dollarë për bamirësi. Në vitin 2010 Bill, Melinda dhe njeriu i tretë më i pasur në botë për momentin, Warren Buffett krijuan “The Giving Pledge” dhe ata që ju bashkuan kësaj nisme premtuan të jepnin gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi.

  1. Jeff Bezos (112 miliard dollarë)

Shefi i Amazon, është personi që është i pari në listën e më të pasurve në botë sipas prestigjezes “Forbes”.  Ai zotëron 16% të Amazon, të cilën e themeloi në një garazh në Seattle në vitin 1994. Një nga pasionet e tij është udhëtimi në hapësirë dhe gjithashtu zotëron një kompani të hapësirës ajrore të quajtur Blue Origin. Ai ka blerë The Washington Post në vitin 2013 për 250 milion dollarë.