Në ditët e sotme meshkujt duket sikur vlerësojnë më shumë bukurinë se sa anët e tjera të një femre, mirëpo ekspertët e hedhin kategorikisht poshtë këtë pasi kur bëhet fjalë për martesën ata vlerësojnë disa cilësi të tjera.

Ekspertët e lidhjeve kanë zbuluar se meshkujt propozojnë për martesë ato femra të cilat kanë këto cilësi:

1. Ajo është e zgjuar
Një cilësi që kushdo do e donte për partnerin e vet. Nuk është e vërtete që meshkujt tremben nga femrat e zgjuara. Edhe ata duan të kalojnë jetën me dikë të zgjuar.

2. Të jetë pasionante
Të jesh një njeri pasionant është shumë e rëndësishme për një mashkull. Kombinimi i zemrës dhe i trurit tuaj është ajo që ju bën të suksesshëm.

3. E pranon fajin
Për një mashkull që vendos të martohet, askush nuk është perfekt. Një femër që e pranon fajin ka shumë vlerë për të, sepse tregon se konfliktet do jenë të pakta.

4. Ajo është optimiste
Një mashkull do preferonte të propozonte për martesë një femër e cila në shumicën e rasteve është optimiste, sipas iconstyle. Kjo është një shenjë që tregon se gjatë jetës do i përballojnë problemet me optimizëm.

5. Respekton njerëzit e rëndësishëm të tij
Një femër, që respekton njerëzit e tij të dashur, familjarë, apo shoqëri më siguri ka shumë mundësi për të qenë bashkëshortja e tij e ardhshme.

LEXO EDHE:  Pengu i Stephen Hawking, ja misteri që s’e zbuloi dot asnjëherë
Couple in love drinking coffee and have fun in coffee shop. Love concepts. Vintage effect style picture