Pasionin

Duhet të dini se ku shtrihet pasioni juaj. Nëse ju pëlqen fotografia, nuk mund të zgjidhni fushën e mjekësisë, por duhet ta studioni tërësisht fotografinë dhe ta ndiqni atë profesion si e çmendur. Nëse e përshtatni karrierën me pasionin do të dashuroheni në punën tuaj dhe tërë jetën do të jeni e lumtur.

Vendi

A jeni e gatshme të rivendoseni në të ardhmen? A do të jeni e aftë të jetoni në një qytet me zhurmë të pandalshme, apo preferoni një stil të qetë të jetës në katund? Nëse jeni person i hapur dhe mund të adaptoheni lehtë në ambiente të ndryshme, atëherë gjërat do të jenë të lehta për ju. Mirëpo, nëse nuk jeni person i tillë, ju duhet ta ndryshoni karrierën duke u bazuar në këtë gjë.

Faktori i kohës

Disa njerëz e duan jetën e korporatës, e disa tjerë e urrejnë komplet. Ata që e urrejnë duhet të kërkojnë alternativa tjera. Duhet të kuptoni se sa kohë mund t’i kushtoni zyrës ku punoni.

Duhet t’i dini të gjitha të mirat dhe të këqijat e fushës që dëshironi ta përzgjidhni për ta ndjekur karrierën.

Vendet e lira të punës

Para se të zgjidhni një karrierë fillimisht duhet të dini se sa vende të punës gjeneron ajo fushë. Pasi që, çfarë rëndësie ka përzgjedhja e një karriere që nuk ka perspektivë?