Koreja e Veriut vijon me provokimet në rajon. Sot ajo ka kryer testin e saj të gjashtë bërthamor dhe kjo gjë është vërtetuar nga agjenci të ndryshme në Korenë e Jugut të cilat kanë ndjerë dy tërmete artificiale pranë zonës së kryerjes së këtyre provave nukleare.

Gjendja është aq serioze sa Koreja e Jugut ka dhënë alarmin në të gjithë vendin. Ishte ushtria koreanojugore e cila ka konfirmuar se tërmeti i parë artificial ka ndodhur rreth orës 03:20 GMT.

 

“Ushtria rriti nivelin e alarmit dhe aktivizoi ekipin e ashtuquajtur për krizën bërthamore”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, Yonhap.

Ndërkohë, USGS-ja (SHBA) detektoi një shpërthim me magnitudë 6,3 ballë Rihter pranë Sungjibaegamit, në verilindje të Koresë së Veriut.

“Qendra e Rrjetit Kinez të Tërmeteve tha se dridhja e parë e tokës ishte 6,3 ballë Richter, me thellësi zero kilometra, çka tregon se tërmeti mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim”, ka njoftuar një agjensi lajmesh kineze.

Ndërkohë që dhe ndërhyrja e amerikanëve ka qenë e menjëhershme, Presidenti Trump ishte i pari i cili ka telefonuar Presidentin e Koresë së Jugut duke i premtuar se shumë shpejtë do të rishqyrtohet. 

Ndërsa në këtë tashmë lajmi konfirmohet dhe nga Tabloidi Britanik “Daily Mail” i cili shprehet se Kim Young Un ka kryer testin më të madh të bombas nuklear me hidrogjen ndërsa thekson se ky është testi i gjashtë dhe më i fuqishëm i kryer nga Koreanët e Veriut.