Kim Kardashian njihet si një prej ikonave të modës dhe njëjtë po del të jetë edhe vajza e saj North. Madje kjo e fundit po veshet me rroba të krijuara nga një kosovare

Lirika Matoshi është një grua e re krijuese që i pëlqen të personalizojë çorape “fishnets” me rruaza, kristale dhe makrame në formën e luleve dhe kafshëve të vogla – shkruan Vogue Italia.

Lirika Matoshi nisi linjën e saj të aksesorëve të punuar me dorë në vitin 2016 në moshën 20 vjeç, pasi u transferua në New York City. Vendasja kosovare fillimisht filloi të punojë me çorape në Etsy para se të fitonte popullaritet në Instagram për çorape dhe fustane të zbukuruara me dorë – të gjitha të krijuara pa ndonjë trajnim zyrtar të shkollës së modës. Frymëzuar nga motra e saj Teuta Matoshi Duriqi, Lirika mësoi në dorën e parë artin e teknikave të dizajnit të modës dhe si të përdorë pëlhura luksoze dhe zbukurime si një markë e modës në zhvillim.

Në një foto të bërë publike nga nëna e saj, vogëlushja North shihet me çorapet me gurë të punuara nga Lirika.