KINE

Kina ka festuar 70 vjetorin e sundimit të komunizmit me parada madhështore. Kamionë që transportonin armë, përfshirë raketa bërthamore, parakaluan në Pekin. Parada nxori në pah zhvillimin e shpejtë të armëve kineze, që, sipas analistëve të huaj, mund t’iu afrohen raketave dhe dronëve të SHBA-së, Rusisë dhe Evropës.

Ushtria Çlirimtare e Kinës, më e madhja në botë, me dy milionë burra dhe gra në uniformë, gjithashtu po punon për ndërtimin e avionëve luftarakë dhe në një lloji të ri të nëndetëseve me energji bërthamore. Një nga armët që u zbulua të martën ishte Dongfeng-17, avion me kapacitet bërthamor, që është krijuar për të manovruar me shpejtësi të madhe. Një tjetër raketë e shfaqur, Dongfeng-41 besohet se ka rrezen e veprimit deri në 15,000 kilometra, çfarë do ta bënte raketën me rrezen më të gjatë të veprimit në botë shkruan Daily Mail.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm, Ushtria Çlirimtare e Kinës ka pasur shpenzimet e dyta më të larta ushtarake në botë vitin e kaluar: 250 miliardë dollarë, teksa në vend të parë është renditur SHBA ja me 650 milionë dollarë. “Asnjë forcë nuk mund të lëkundë statusin e atdheut tonë dhe nuk mund të ndalojë përparimin e popullit dhe kombit kinez”, tha presidenti Xi Jinping.
E sotmja përkujton 1 tetorin 1949, datë kur u themelua Republika Popullore e Kinës nga lideri i atëhershëm Mao Ce Don.