Kina ka hedhur në hapësirë një nga raketat më të fuqishme në botë, duke bërë kështu një hap më shumë drejt misionit të tyre për të dërguar një robot në Mars brenda vitit 2020. Raketa “Long March 5” u nis që nga baza në Uençang, në ishullin Hainan, këtë të premte, duke mbartur një satelit Shixhian 20. Suksesi i “Long March 5” vjen pas problemeve që patën në vitin 2017, kur hedhja në hapësirë nuk u realizua dot.