Është quajtur ndryshe dhe si “nëna” e të gjitha bombave, arma e re shkatërruese e krijuar nga Grupi i Korporatave të Kinës së Veriut. 

Kjo armë shkatërruese thuhet të jetë një ndër më të mëdhatë të krijuara ndonjëherë nga ekspertët kinezë.  

Ekspertët e njësisë Ushtarake Massive Ordnance Air Blast (MOAB), thanë se kjo bombë kineze mund të eleminojë dhe objektvat më të thella, të fortifikuara të tokës.  

Ky super krijim i bombës shkatërruese nga shteti Kinez mendohet të jetë një kundër përgjigje ndaj bombave nukleare të ndërtuara nga SHBA-të.   

Në një video promovuese të publikuar në faqen zyrtare të prodhuesit Norinco në internet, bomba vdekjeprurëse u hodh në ajër nga një bombardues strategjik H-6K, duke prodhuar një top gjigand zjarri dhe tym të zi.   

Sipas gazetës shtetërore Global Times videoja e lëshuar në fund të të dhjetorit, shënoi dhe shfaqjen e parë publike të bombës më të fuqishme jo-nukleare të vendit.