Operatorët e telefonisë mobile në Kinë i kanë mundësuar klientëve te tyre shërbimet e gjeneratës së re të komunikimeve 5G, në një kohë kur vendi po synon të kthehet në lider global të teknologjisë.

Operatorët shtetërorë kinezë, China Unicom dhe China Telecom kanë prezantuar të rejat e fundit për këtë sistem. Lajmi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve tregtare në mes të Uashingtonit dhe Pekinit. Koreja Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara kanë prezantuar po ashtu rrjetet e tyre 5G këtë vit.

Kjo gjeneratë e re e lidhjes në internet, premton shpejtësi më të madhe në shkarkimin dhe hedhjen e  materialeve në internet. Rrjeti më i shpejtë i lidhjes në internet tani do të mund të përdoret nga konsumatorët në 50 qytete kineze, përfshirë Pekinin dhe Shangain me çmime mujore nga 18 dollarë. Qeveria kineze sqaroi se deri në fund të vitit, në territorin e këtij shteti do të vendosen më shumë se 130,000 baza të rrjetit 5G.

Kina dhe Shtetet e Bashkuar kanë luftuar mes tyre këto muajt e fundit mes tyre për pozitën e shtetit lideri në botë sa i përket sektorit të teknologjisë në muajt e fundit, e në mesin e mosmarrëveshjeve është vendosur gjiganti kinez, Huawei, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar në listën e zezë, me argumentin se përbën rrezik për sigurinë kombëtare, e u kanë kërkuar aleatëve të shmangin bashkëpunimin me të.