20 fëmijë të një shkolle fillore në Pekin, janë sulmuar me thikë nga një burrë. Tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë plagosur lehtë.

Famtirësisht, bëhet e ditur nga policia se fëmijët nuk kanë rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Xicheng, në shkollën fillore të Xuanwu Normal Experimental Affiliated Number One.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet pse burri e ka bërë këtë sulm, edhe pse tashmë ai është arrestuar nga policia.