Futbollisti nga Mozambiku i Laçit, Arturo Rexhinald, mësohet se është dhunuar barbarisht gjatë ditës së sotme në Kamëz.

Ai ka qenë me bashkëshorten e tij, dhe të dy së bashku i janë drejtuar policisë, por nga të dhënat paraprake mësohet se ende nuk është bërë kallëzim penal nga ana e futbollistit.

Arturo Rexhinaldo, i cili luan edhe për Kombëtaren e Mozambikut, është shprehur i tronditur pas dhunës së ushtruar ndaj tij ditën e sotme. 

“Për këtë çështje nuk mund të flas tani, nuk mund të jap sqarime. Më mirëkuptoni…”, është shprehur për mediat mozambikasi, i cili u bë i njohur në Shqipëri gjatë sezonit të kaluar me Luftëtarin, ndërsa këtë kampionat me Laçin ka shënuar 12 gola.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook