Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku një 55-vjeçar nga Kamza ka gjetur vdekjen brenda në pus pasi u asfiksua.

Policia e Tiranës thotë se janë njoftuar nga një person në numrin e Emergjencave 112 për trupin e pajetë brenda në pus.

Viktima është shtetasi 55 vjeçar me inicialet V.P., i cili kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar, por më pas nuk ishte mbushur dot me ajër duke humbur jetën nga asfiksimi.

Ndërkohë që Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.