Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursimet e saj për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 7-vjecares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence. Në këto ditë të vështira për qytetarët e prekur ngë tërmeti, lajmet e trishta që vinin nga Shqipëria kanë prekur zemrën e Semonës së vogël, e cila edhe pse vetëm 7 vjece, vendos të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj në Atdhe. ‘Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri” – janë fjalët që vogëlushja u ka drejtuar prindërve, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.