Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjen nr. 1 në Durrës.

Mësohet se i moshuari jetonte në Itali dhe kishte ardhur para 3 ditësh pranë familjes së vajzës për pushime në Durrës.

Familjarët e tij kanë thënë se ai zgjohej herët dhe dilte për ecje mëngjesi.

I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit pranë godinës së universitetit.

Po sot herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri.

Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook