Duket si e pabesueshme, por një vajzë nga Australia ka treguar se i ka shpëtuar sulmit të tretë terrorist.

Vetëm pak muaj më parë ajo tregon se i kishte shpëtuar sulmeve terroriste në Londër dhe Paris.

Sipas The Independent, Julia Monaco, 26 vjeçe, ishte duke bërë shopping me shokët e saj, mbrëmjen e djeshme, kur një furgon shkoi përmes turmës duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve.

Vajza nga Melburni i Australisë kishte qenë në Urën e Londrës dhe më pas në sulmin me thika në Notre Dame të Parisit.

Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit, ku ishte kyçur në një dyqan në Placa de Catalanya në “Las Ramblas”.

“Papritmas ne u bllokuam në një dyqan dhe ankthi nisi të përhapej ndër njerëzit. Më pas ne e kuptuam se po vraponim për të shpëtuar jetët tona në anën e prapme të dyqanin ku ne na u tha që të shtriheshim përtokë larg nga dritaret dhe sa më rrafsh me tokën të ishte e mundur”, ka thënë ajo për televizionoin Australian 3AW.