Fuqia terapeutike e muzikës është e njohur nga të gjithë! Shpesh na ndodh që humori ynë të ndryshojë për më mirë, ose që të ndihemi krejt papritur të karikuar me energji, kur dëgjojmë një këngë të veçantë.

Ekzistojnë disa këngë të cilat stimulojnë fizikun tonë që të rivitalizohet, por ekzistojnë edhe këngë të cilat veprojnë njëlloj si qetësuesi Xanax kundër ankthit dhe stresit.

Kënga e cilësuar si më qetësuesja është vlerësuar Weightless, e Marconi Union, ku në vitin 2011, u bë regjistrimi prej 8 minutësh, i cili rezulton se e redukton ankthin me 65%.

Sipas një studimi të shoqërisë britanike ‘Mindlab International, të drejtuar nga doktor David Lewis-Hodgson, Weightless, këta tinguj arrijnë që të ngadalësojnë frekuencën kardiake, të ulin nivelin e kortizolit në gjak (hormoni i stresit) dhe të reduktojë presionin e gjakut.