Domatet janë një ushqim i shkëlqyer, veçanërisht për lëkurën.

Ato janë të pasura me licopene, një antioksidant i fuqishëm që ofron shumë përfitime për lëkurën, duke përfshirë mbrojtjen e saj nga rrezet UV, vonimin e plakjes dhe mbrojtjen nga kanceri i lëkurës.

Aplikimi i domates në lëkurë është po aq i dobishëm. Ndihmojnë të pastrimin e thellë të poreve të fytyrës duke ndaluar kështu edhe shfaqjen e akneve. Kur kombinohet me përbërës të tjerë, si për shembull me kastravecin, bëhet akoma më e fuqishme në trajtimin e fytyrës.

Kastraveci është përbërësi ideal që hidraton lëkurën sepse përmban rreth 95% ujë. Ai ushqen lëkurën dhe e pastron atë thellësisht.

Përbërësit:

½ domate
¼ kastravec

Përgatitja dhe përdorimi:

Lani kastravecin dhe qërojeni. Pastroni domaten nga farat dhe mbani vetëm tulin e saj.
Grijeni kastravecin imët dhe miksojeni me tulin e domates. Aplikojeni maskën në fytyrë me lëvizje rrethore.
Lëreni të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohë dhe fshijeni fytyrën me një peshqir të thatë. Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë dhe do të shihni që nëse e aplikoni rregullisht do të keni një fytyrë të pastër dhe pa akne.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook