Mos harroni fjalën e vjetër “Një frut në ditë e mban mjekun larg”.

Të mbushura me antioksidantë, flavonoide dhe fibra diete, avokadot janë të pazëvendësueshme kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe shëndoshjes.

Mjalti ulë nivelin e vigjilencës duke ju dhënë një gjendje qetësie, ndërsa çaji është një element kryesor që ju vë në gjumë duke qetësuar mendjen dhe organet.

Përbërësit:

∙ 1 avokado
∙ 1  gotë çaj kamomil
∙ 1  gotë jogurt
∙ Pak mjaltë
∙ ca copëza akulli

Udhëzimet:

Shtoni se pari në gotën e grirësit copëzat e akullit, pastaj avokadon e prerë në pjesë të vogla, gotën e çajit, jogurtin dhe në fund sasinë e mjaltit. Pasi vendosen të gjithë përbërësit në gotë, nisni grirjen, dhe  për pak sekonda do të arrini smoothien e dëshiruar.

Ju do ndjeheni më lehtë dhe plot energji. Dhe shija është e mahnitshme!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook