Shqiptarët e arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike kanë bërë bujë në mediat vendase por jo vetëm.

Artikuj të shumtë e dokumentarë janë publikuar nga mediat ndërkombëtare që shpalosin “talentin” e shqiptarëve në trafikun e drogës.

“Klandestini”, është titulli i ciklit të ri dokumentar që ka nisur të transmetohet në kanalin televiziv italian Nove, i realizuar nga gazetari spanjoll Davide Beriarin, një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative botërore.

Në emisionin e parë të këtij dokumentari, gazetari spanjoll hedh dritë mbi disa nga realitetet më të rrezikshme botërore si krimi i organizuar, prodhimi e tregtimi i drogës e trafiku ilegal i armëve.

Një udhëtim i dokumentuar i trafikut të kokainës, marijuanës, heroinës, armësh, pasaporta falso, bomba artizanale, lidhjet me mafian napoletane Camorra, të përcjella përmes dëshmive  eskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare e të mafias italiane.

Në përshkrimin e gazetarit thuhet mes tjerash se mafia shqiptare fillimisht ka qenë në grupe të vogla, por zhvillimin e mori pas lidhjeve me qarqet  politike. Kjo mbështetje sipas gazetarit Investigativ i dha një hov “oreksit” të mafies shqiptare  në trafikimin e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore.

Është një bashkëbisedim këmbëkryq me një bos shqiptar, i cili me fytyrë të mbuluar rrëfen organizimin e aktivitetit të mafias shqiptare.

Pjesë nga dialogu mes gazetarit dhe trafikantit të vetëquajtur “Simeone”

Gazetari: Më fol për mafian shqiptare. Si do ta përshkruaje ti?

LEXO EDHE:  Kapet shqiptari me 830 kg drogë në Itali (FOTO)

Trafikanti:  Eshtë si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time.

Në emrin e sajuar Simone e me fytyrë të fshehur ai drejton gazetarin italian në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar. 50-80 kg heroinë në javë, dhjetra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë.

Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet  për çdo ngarkesë droge një kallashnikov  që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në Itali mbi 1500 euro.

“Mu desh kohë, rrëfen Simone, të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën.”

Por Simone rrëfen dhe një tjetër realitet shqiptar. Shëiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t’u larguar nga ky vend. Një biznes i majmë dhe ky me një fitim prej 600 mijë euro në vit.

Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën”, e mbyll dokumentarin e tij gazetari investigativ spanjoll Davide Beriarin.