Klubi italian Inter ka marrë vendimin drastik për portierin Mauro Icardi duke i hequr kartonin e portierit, pasi nuk i kanë duruar më gjatë më deklaratat “thumbuese” të Wanda Naras për rinovimin e kapitenit Icardi.

Në një takim zyrtar Marotta është ulur në tavolinë me Luciano Spallettin dhe, bashkarisht, kanë marrë vendimin drastik: Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i Interit. Shiriti do të kalojë në duart e Handanovic.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i klubit zikaltër në Twitter.

Koncepti është i qartë: për të tuteluar Interin, Marotta dhe Spalletti e dinë se duhet të bëjnë llogaritë edhe me ciklonin Wanda, që duhet zbutur sa më shpejt.

Pas këtij vendimi tifozët ziklatër janë të gjithë sy e veshë për të dëgjuar reagimin e Icardit dhe sigurisht bashkëshortes së tij Wanda Nara.