I ftuar në emisionin “Top Story”, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka befasuar me përgjigjen e tij, për sa i përket mundësisë së një koalicioni në të ardhmen me LSI-në.

Ruçi ka lënë gjithçka të hapur me përgjigjen e tij, ku u shpreh se në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë.

Balla: A është tashmë një histori e mbyllur koalicioni me LSI-në në 2019?

Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook