Pronari i kompanisë “Arbri Garden” që importonte fruta nga Amerika Latine, Arber Cekaj është larguar nga Shqipëria dy ditë përpara se të kapej sasia rekord e kokainës në biznesin e tij në Maminas të Durrësit.

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda bllokuan drogën të mërkurën ndërsa në pranga kanë rënë dy punëtorë të kompanisë, shoferi i kamionit dhe menaxheri.

Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë udhëtonte shpesh.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27 Shkurt, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për tu zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin.

Nën hetim është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport” me të cilën kishte kontratë “Arbi Garden”. /tch

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook