Disa punonjës supermarketesh në Poloni kanë zbuluar sasi kokaine të fshehur në banane, të cilat ishin importuar nga Ekuadori.

Një zëdhënës i policisë kombëtare të Polonisë tha se në total u sekuestruan 160 kg kokainë.

Zyrtari i policisë tha se sasia më e madhe e kokainës e vendosur në banane peshonte deri në 1 kg, por nuk dha detaje të tjera.

Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërkohë që po punohet për të zbardhur se kush është porositësi i kësaj ngarkese.

Mediat lokale raportojnë se vlera e drogës do të shkonte në 18.6 mln euro.

Image result for banane