Një bandë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine është “goditur” nga Policia Greke.

Janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte nga Brazili, në rrugë ajrore, në Greqi. Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood). Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar 6 shtetas grekë ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar.

Aktualisht ai është arrestuar në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas grek i cili kontrollonte transportin.

E njëjta organizatë, 6 muaj më parë ka trafikuar kokainë duke e fshehur në rroba.

kokai