Në një postim në profilin e saj në Facebook ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar se sot Shqipëria do të presë për një vizitë Komandantin e Komandës Ajrore të Nato-s, Tod Wolters.

Sipas ministres së Mbrojtjes vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s për bazën ajrore të Kuçovës.

Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka.

Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.

Axhenda e vizitës

Ora 10.30, ceremonia e pritjes së Komandantit të Forces Ajrore të NATO-s

Ora 10.55-11.00, fluturimi demonstrativ i 5 avionëve te NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A

Ora 12.00, konferenca për median e Ministres Xhaçka dhe Gjeneral Wolters.