Përbërësit
3 gota miell
2 gota qumësht
1 gotë sheqer
6 lugë gjelle reçel kajsie
2 lugë gjelle kakao
3 gr kanellë
5 gr sodë bikarbonë
1 sheqer vanilje 
Glazura:
100 gr cokollatë gatimi
3 lugë gjelle qumësht
2 lugë gjelle reçel
2 lugë gjelle vaj

 

Përgatitja

 

1. Miellin bashkojeni me sheqerin, qumështin, sodën bikarbonë dhe kakaon.

2. Shtoni kanellën, sheqer vaniljen, qumështin, vajin dhe reçelin. Përziejini të gjitha mirë.

3. Këtë masë hidheni në tepsinë e lyer me vaj dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.

4. Çokollatën dhe reçelin shkrijini bashkë me vajin dhe qumështin. Këtë masë hidhjani sipër ëmbëlsirës.

5. Para servimit, ëmbëlsira ftohet mirë.

Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook