Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të ashpra për shkak të çështjes ‘Xhafaj’.

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për shkak të implikimit të vëllait të tij në trafik droge.

Përfaqësuesja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka thënë se opozita po bën puç si në vitin 1998, por këtë herë jo me armë por sipas saj duke sajuar audio-përgjimin.

Debati:

Mima: Pasura e vëllezërve Xhafaj duhet të ishte në hetim. Fatmir Xhafaj sot duhet të ishte i dorëhequr dhe Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar. Opozita ka faktuar përfshirjen e Agron Xhafajt në trafik droge.

Spiropali: Këtu diskutohen çështjen e shëndetësie dhe jo audiot e bodrumit tuaj. Ne kemi durimin të presim përgjigjen e Prokurorisë sa i përket akuzave tuaja.

Mima: Të presim 3 vite si për Tahirin…

Shehu: Keni dy ministra njëri pas tjetrit të implikuar. Kjo është e turpshme.

Spiropali: Ju keni bërë puc, jo si në 1998 me armë por është i stisur. Ju nuk duhet të bëheni pengesa e Shqipërisë për anëtarësimin. Nuk ishte parë që opozita të merrej me sajesa në këto vite. Mos sulmoni Prokuroren dhe ministrinë.

Vasili: Përgjigjen për përgjimin e dha Rama.

Bumci: Për shkak të drogës sot është goditur ekonomia dhe biznesi. Paratë në Shqipëri vijnë nga paratë e drogës.

LEXO EDHE:  Basha jep porositë e tij për deputetët e rinj të PD: Opozitë frontale, asnjë kompromis me Ramën

Spiropali: Po merrni peng komisionin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook