Pas reagimit të ashpër të poetes dhe psikologes Genta Kaloçi mbi vdekjen e djalit të shkrimtares Flutura Açka, ku shprehte në njëfarë mënyre kënaqësi për ndarjen nga jeta të 18-vjeçarit Jerin van den Brink, deklaratë e cila tronditi mbarë rrjetin, një tjetër shkrimtar i është bashkuar sulmit të saj.

Bëhet fjalë për shkrimtarin Arben Duka, autor i shumë veprave poetike.

Në një shkrim të botuar në një gazetë, Arben Duka është në një linjë me Kaloçin kundër ballistëve, zogistëve dhe të përndjekurve politikë pa marrë parasysh dhimbjen e tyre.

“Unë them se këta derra duhen futur në tharkë dhe duhen gdhendur mirë. Ne ua dimë trimërinë ballistëve, zogistëve, të përndjekurve dhe gjithë sojit e sorollopit të tyre. Këta duhen rrahur tani sa janë kulishë, se po u bënë sa Saliu nuk ke ç’u bën më. Pres që qeveria të reagojë, ndryshe këtej e tutje nuk do ta kenë mbështetjen time dhe ndofta as të mijëra veteranëve”, shkruan Duka.

Sakaq numri i “sorrollopëve” siç i quan Arben Duka përllogarite të jetë diku te rreht 60 mijë shqiptarë të internuar në kampe përqendrimi, 34 mijë të burgosur dhe të dënuar në bazë të bindjeve politike dhe 6 mijë të vrarë në kohën e diktaturës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Paralajmëron Ngjela: Tahiri nisi betejën, ju tregoj tre politikanët që do belbëzojnë nga halli