“Sheshi Skënderbej” do të presë sot pasdite artistët më të mirë vendas në një koncert dedikuar qytetarëve të Tiranës.

Disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO do të ndezin sot sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne, në një koncert që pritet të fillojë rreth orës 19:00.

Koncertin e ka lajmëruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, teksa u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë dhe të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.

“Super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO . 🔊 Shihemi në shesh, festa nis në orën 19:00”, shkruan Veliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook