Taulant Balla, kryetari i Partisë Socialiste, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se Konferenca e Kryetarëve ka dakordësuar lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor, ndërsa shtoi se PD dhe LSI duhet t’i çojnë kërkesat sipas ligjit.

Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që t’i japin mundësinë palës kërkuese që të ringrejnë Komisionin Hetimor.

“Nga Komisioni kemi dalë të dakordësuar.

Sa herë që të ketë një kërkesë për Komision hetimor nga PD ne do ta ngremë.

Në kushtet që ka dy muaj saqë këtij komisioni i ka mbaruar mandati, normë kjo që funksionon gjithmonë, Partia Demokratike, duhet të sjellë në formë të rregullt shkresore siç e kërkon Kushtetuta, në mënyrë që të vazhdojë punimi. Nuk do të lejojmë që në asnjë mënyrë, pse Partia Demokratike ka qenë në gjumë prej dy muajsh, që të shkelet Kushtetuta. Partia Demokratike e LSI t’i sjellin kërkesat siç e do ligji”, – tha Balla.

“Komisionit i është vënë në dispozicion pjesa më e madhe e dokumentacionit, mund të ketë edhe informacione të padokumentuara por siç tha dhe zonja Felaj ata kishin mungesë serioziteti. Ligji për administrimin e informacioneve të klasifikuara ka detyrimin që personat që iu vihet në dispozicion duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie”.

Nga ana e opozitës, Edi Paloka, në një dalje për mediat, tha se u kundërshtua shtyrja e afatit të Komisionit Hetimor për rastin Tahiri, dhe se opozita do të bëjë një tjetër kërkesë për shtyrjen e afateve të këtij komisioni.