Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë udhëtimin e tij të parë në një vend të huaj që nga marrja e pushtetit në vitin 2011.

Jong Un ka takuar presidentin e Kinës, Xi Jinping në Pekin dhe kanë diskutuar rreth heqjes dorë nga armët bërthamore, shkruajnë mediat kineze.

Kim, i cili bëri udhëtimin e papritur në kryeqytetin kinez me kërkesën e Pekinit, tha se ndjehej i detyruar të njoftojë personalisht Presidentin Xi për zhvillimet e shpejta diplomatike në gadishullin Korean në javët e fundit, njoftoi agjensia kineze e lajmeve Xinhua.

Vizita përfaqëson një ndryshim mahnitës për Kim, i cili duket se po formon veten si një lider në kërkim të një zgjidhjeje paqësore të krizës në Gadishullin Korean.

Është në kontrast të thellë me 2017, kur Kim mbikëqyrte një varg testesh raketore dhe bërthamore që tërhoqën zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Udhëtimi i Kim ishte i pari nga tre takimet e mundshme me disa nga udhëheqësit më të fuqishëm në botë.

Kim do të marrë pjesë në një takim me Presidentin e Koresë së Jugut Moon-Jae në muajin e ardhshëm dhe më vonë do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump, në atë që do të ishte një takim historik i parë midis një Presidenti të Shteteve të Bashkuara dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1279″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

LEXO EDHE:  Rriten tensionet/ Koreja e Veriut provokon sërish, nis raketën balistike mbi territorin e Japonisë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook